Një 23 vjeçare, e cila pësoi djegie rreth 90% në trupin e saj, kur ishte foshnjë, është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës dhe shumë shpejt do të martohet.
Terri Calvesbert, nga Halstead i Britanisë, pësoi djegie të shumta në pjesët e trupit, kur ishte vetëm 18 muajshe, pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët.
Mjekët asokohe “shuan” të gjitha shpresat që vogëlushja do të mbijetonte, pasi si pasojë e flakëve ajo mbeti pa flokë, buzë hundë dhe gishtërinj. Por fatmirësisht mjekët arritën që t’i shpëtonin njërën këmbë. Mirëpo historia prekëse e Territ rrëmbeu zemrat e shumë qytetarëve britanikë dhe me ndihmën e tyre ajo iu nënshtrua 50 operacioneve, për të rikuperuar lëkurën e djegur. Tashmë, pas 20 vitesh, ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe shumë shpejt do të martohet me të fejuarin, Richard Holmes, 43 vjeç. Terri e përshkruan të fejuarin si “mashkullin ideal për çdo femër”.
“Ai është gjithçka për mua. Është shoku dhe shoqja ime më e mirë”, shprehet ajo.
Më tej ajo shtoi:
Jam vërtetë e emocionuar për dasmën. Natyrisht që do të jem mjaft nervoze atë ditë, por mezi pres që të jem pranë familjarëve dhe miqve të mi. Gjithmonë kam dashur të martohem, por kurrë nuk kam menduar që kjo do të ndodhte në këtë moshë”.
Nga krahu tjetër Rihcard, shprehet se Terri është gruaja më e bukur që ka njohur ndonjëherë dhe ai mezi pret ditën që do të martohet me të.
“Unë kurrë nuk mund të takoja një grua më të bukur se Terri. Mezi po pres që të martohem me të dhe të jem I sinqertë jam me të vërtetë i emocionuar”, tha ai.