Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Me këtë shkarkim nuk po pajtohet Lidhja Demokratike e Kosovës, që i ka dhënë ultimatum kryeministrit Albin Kurti që deri në fund të javës të tërheq vendimin për shkarkim si dhe taksën.
Klan Kosova raporton se para se Kurti të merrte vendimin, nënkyetarja e LDK’së dhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qëndruar në zyrë të Albin Kurtit.
Gjithashtu, raportohet se Vjosa Osmani ka qëndruar për një kohë në zyrë të shefit të qeverisë, megjithatë, nuk dihen arsyet e takimit.
Zyrtarë të tjerë të LDK’së kanë bërë të ditur në anën tjetër se nuk janë konsultuar apo informuar paraprakisht për vendimin.