Analisti Astrit Gashi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sqarojë që ndërmarrjet publike të cilat ofrojnë shërbime vitale për jetë duhet të punojnë.
“Qeveria e Kosoves duhet urgjentisht ta qartesoj se ndermarrjet publike te cilat ofrojne sherbime vitale per jete si: KEK, KEDS, furnizimi me uje, grumbullimi i mbeturinave…e kane te domosdoshme te punojne ne kapacitet te plote te ofrimit te sherbimeve. Mosperfshirja e tyre ne kuader te masave qe kane perfshire shendetesine, policine dhe te tjeret mund te shkaktoj keqkuptime, por edhe pengese ne pune”, shkruan Gashi.
Ai ka marrë shembull KEK-un duke thënë se kjo nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm menaxhmentit.
“Vetem KEK i ka mbi 4 mije punetore dhe nese shumica e tyre nuk qendrojne ne pune rrezikohet prodhimi e furnizimi me rryme. Kjo pune nuk guxon te i lihet ne dore vetem menaxhmentit, ndonese deri me sot nuk eshte raportuar ndonje paknaqesi apo refuzim i punes. Momentalisht, pa nje vendim qeveritar, ata ne fakt jane punetore vullnetare”, shkruan Gashi.
















