Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe një herë se në Kosovë nuk ka koronavirus.
IKSHPK’ja sot ka marrë informatë nga Klinika Infektive QKUK’së për dy raste të dyshimta me koronavirus.
E pasi pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektivë të QKUK’së, testet kanë rezultuar negative. Pra, të dy pacientët nuk janë të infektuar me koronavirus.
Testimin e virusit e ka bërë Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë së Molekulave në IKSHPK.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IKSHPK’së.
”NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10
mars2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në
Koronavirus COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu
morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin
SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.
Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të
infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.