Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë luhet pa praninë e tifozëve

E publikuar: 10/03/2020 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Krahas mbyllës së shkollave qeveria vendosi që të gjitha ndeshjet sportive të luhen pa prezencën e publikut dhe atë për 30 ditët e ardhshme.

Sipas këtij vendimi ndeshja e shumëpritur Maqedoni-Kosovë e paraparë për më 26 mars definitivishtë do të zhvillohet pa prezencën e publikut, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.