Zyra e Presidentit: Kurti e kishte konfirmuar takimin, por e anuloi para orës 13:00

E publikuar: 09/03/2020 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenca ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka anuluar vetëm pak minuta më parë takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra e Thaçit ka deklaruar për Televizionin T7 se takimi është anuluar pak para orës 13:00.

“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur pak më parë se nuk ka interes që ta takojë Thaçin, ndërsa si kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryejë takimet me kryetarë të partive.