Ahmeti konsideron mbylljen e shkollave për parandalimin e koronavirusit

E publikuar: 09/03/2020 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se e ka parasysh përhapjen e virusit rreth Kosovës dhe zhvillimet në vendet e prekura.

Ai ka thënë se ekziston mundësia që të ndërmerren masa tani, njofton Infosot.

“Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”.