Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar fetën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Grave ë gjitha nënave, motrave dhe vajzave kosovare.
“Në këtë ditë, lartësojmë rolin vendimtar të grave në shoqëri; jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Urimi i plotë i Kadri Veselit:
Për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, urime për të gjitha nënat, motrat e vajzat tona. Në këtë ditë, lartësojmë rolin vendimtar të grave në shoqëri; jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës.
Përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të fituar të drejtat e veta.
Duke ua uruar këtë festë, ritheksoj zotimin tim për t’u angazhuar në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare.

















