Qeveria emëron Bordin e përkohshëm të Trepçës dhe Telekomit

E publikuar: 06/03/2020 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari ka propozuar në mbledhjen e sotme që qeveria të marrë vendim për emërimin një bordi të përkohshëm mbikqyrës për ndërmarrjen publike qëndrore Trepça sh.a.

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Telekomi i Kosovës”. Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Teki Shala, do të jenë në bordin e përkohshëm të telekomit.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari duke e arsyetuar këtë vendim tha se të gjithë këta janë njerëz profesionist,transmeton Lajmi.net.

Ky bord i përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike, “Trepça”. Sylejman Hyseni si kryesues, Bahri Hyseni, Shyqyri Kelmendi, Shyqyri Sadiku do të jenë në krye të këtij bordi.

Ministrja e dikasterit të Ekonomisë, Rozeta Hajdari edhe për këtë vendim tha se janë emëruar njerëz profesionist.