Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore, ku pritet të diskutohet situata politike dhe koalicionimet e mundshme për zgjedhjet e 12 prillit, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht, PDSH-ja ka në tavolinë ofertën për koalicion parazgjedhor nga LSDM-ja, mirpo kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi në intervistën e mbrëmshme në “Pressing” – T7, tha se gjasat janë minimale që të ndodh ky bashkëpunim para zgjedhjeve, shkaku i kohës së shkurtë që ka mbetur deri në publikimin e listave.
















