E arrestuan policia pasi ngacmoi seksualisht dy femra

E publikuar: 06/03/2020 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy femra.

“Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë, 05.03.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.