Lideri i Opozit ës dhe i cili është edhe Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, 30 ditë e para të Kryeministrit Albin Kurti, janë vetë zhurmë e kotë.
Kryetari Veseli, në një shkrim në rrjetin social Facebook, Kryeministrit Kurti i ka bërë me dije se ka humbur sigurinë në raport me marrëdhënjet ndërkombëtare.
“Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë”, ka shkruar Veseli.
Postimi i plotë:
Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mos punën.
Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.
Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.
Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri.
Në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.
Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mirë.















