Në dhjetor të vitit të kaluar kryen grabitje të armatosur, ndërsa arrestohen sot dy personat

E publikuar: 05/03/2020 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të cilët më 15 dhjetor të vitit të kaluar kishin kryer grabitje të armatosur në fshatin Milloshevë komuna e Obiliqit.

“Lidhur me rastin me datën 04.03.2020 në dy lokacione janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kishin kryer veprën e cekur.

Te njëri prej të dyshuarve gjatë kontrollit është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me 4 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.