Presidenti Thaçi ia huqi kur kërkoi t’i drejtohet Kuvendit lidhur me vizitën në SHBA, duke u thirr në nenin 84.30 të Kushtetutës!

E publikuar: 04/03/2020 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, me dashje apo pa të, i është referuar gabimisht nenit 84.30 të Kushtetutës.

Sipas njohësit të Kushtetutës, Albert Krasniqi, zyra ligjore e Presidentit është dashur të ia bëjë të ditur Thaçit se, për t’iu drejruar deputetëve në Kuvend pas ardhjes nga vizita në SHBA, ku ishte i ftuar në një takim nga Presidenti amerikan Donald Trump, bashkë me atë të Sërbisë Aleksandar Vuçiç, për të biseduar rreth dialogut Kosovë – Sërbi, duhet t’i referohet nenit 69.4.

Ky nen sipas Krasniqit, Presidentit Thaçi, i njeh të drejtën e thirrjes së seancave të jashtëzakonshme.

Shkrimi i Albert Krasniqit në FB

Kërkesa e presidentit që t’i drejtohet Kuvendit lidhur me vizitën në SHBA duke u thirr në nenin 84.30 të Kushtetutës është e gabuar. Ky nen parasheh adresimin vjetor të presidentit para deputetëve, për t’i informuar për fushëveprimtarinë vjetore. Ky fjalim, zakonisht mbahet në fund të vitit. Prandaj, presidenti nuk mund t’i drejtohet Kuvendit vetëm për një aktivitet të tij.

Nëse presidenti e cilëson si të rëndësisë së jashtëzakonshme informimin e deputetëve për vizitën e tij në SHBA, atëherë ai është dashur të thirret në 69.4, ku i njihet e drejta e thirrje së seancave të jashtëzakonshme.