“Al-Jazeera” shkruan për përfshierjen e grave në qeverinë e re në Kosovë

E publikuar: 03/03/2020 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emërimi i gjashtë grave në poste udhëheqëse përfaqëson përqindjen më të lartë që nga fundi i luftës më shumë se 20 vjet më parë.

Kështu e fillon artikullin “Al-Jazeera” ku flet për përfshierjen e grave në qeverinë e re në Kosovë, transmeton Lajmi.net.

Vjosa Osmani ka një vizion të qartë se si ajo dhe qeveria e saj do të drejtojnë vendin.

“Çdo ligj i vetëm që vjen në Kuvend duhet të shihet përmes thjerrëzave gjinore”, tha Osmani në një intervistë për Al Jazeera, më pak se një muaj pasi u zgjodh si gruaja e parë që shërben si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

“Osmani është ndër një gjeneratë politikanësh që kanë hyrë në skenën politike të kombit më të ri në Evropë, duke nxitur shpresën që u humb përgjatë qeverive të mëparshmetë udhëhequra nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruhet më tutje në Al Jazeera.

Përveç Osmanit, pesë gra u emëruan në poste ministrore, atë të Zhvillimit Ekonomik, Drejtësisë, Arsimit, Kulturës dhe Pushtetit Lokal.

Qeveria e re është krijuar pasi politikani opozitar, Albin Kurti, lider i Lëvizjes vetëvendosje, fitoi shumicën e votave për t’u bërë kryeministër.

Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e partisë së qendrës së djathtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, por që doli e dyta pas Kurtit.

“Ishte hera e parë që njerëzit po flisnin hapur, duke thënë ‘i duam gratë’”, ka deklaruar Igballe Rugova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, që përbëhet prej më shumë se 150 grupeve dhe organizatave të grave që avokojnë në emër të grave kosovare.

Emërimi i këtyre gjashtë grave në poste të larta paraqet përqindjen më të lartë të grave në qeveri prej çlirimit të Kosovës dhe përfundimit të luftës para mbi njëzetë vitesh.

“Ato janë gra me përvojë. Janë gra me guxim”, ka thënë Rugova.

Grupet e grave dhe aktivistët janë shpresëdhënëse për një epokë të re ndryshimi për 1.8 milionë qytetarë të Kosovës.

Grupet e grave dhe aktivistët shpresojnë se po fillon një epokë e re ndryshimi për 1.8 milionë qytetarët e Kosovës.

VV-ja dhe LDK-ja formuan koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga gjykata për krime të luftës në Hagë.

Rugova pret se ky brez grash në qeveri më në fund do të adresojë çështjet stresuese me bazë gjinore të Kosovës, si dhuna në familje, shëndeti, papunësia dhe shkollimi.

Rreth 18 për qind të grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore sipas Institutit Riinvest, një qendër studimi në Kosovë – niveli më i ulët në rajon dhe një nga nivelet më të ulëta në botë.

Osmani beson se kjo përfaqëson pabarazinë gjinore dhe dëmton ekonomikë.

Kjo është arsyeja pse programi qeveritar, të cilin e hartuam së bashku, përqëndrohet mjaft në krijimin e kushteve të tilla që gratë në shoqërinë tonë të gjejnë një vend pune dhe të fuqizohen ekonomikisht”, tha Osmani.

Rugova tha se antart e rrjetit të grave kohët e fundit i paraqitën Osmanit një listë të kërkesave që ata shpresojnë se ajo do t’i adresojë në mandatin e saj, përfshirë ndarjen e një buxheti të përhershëm për strehimore për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.

Osmani tha se ajo do të sigurojë që buxheti kombëtar gjithmonë do të marr parasysh strehimn për të mbrojtur gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës.

“Unë pres shumë se situata do të fillojë ngadalë të ndryshojë sa i përket zhvillimit të ekonomisë, sepse, për mua, zhvillimi i ekonomisë është çelësi për luftimin e dhunës, ofrimi i shërbimeve më të mira në shëndetësi, jetë dhe shkollim”, ka deklaruar Rugova, duke folur për punën që e presin Qeverinë e re.

Në Qeverinë e kaluar, pushimi i lehonisë ishte hequr prej ligjit të punës dhe ishte vendosur në një pjesë tjetër legjislacioni.

Pas raporteve për trajtim të keq ndaj grave që ishin shtatzëna ose që ishin në pushim lehonie, Qeveria e re ka thënë se do të emërojë 400 inspektorë nga Ministria e Punës për të raportuar diskriminimin. Më parë, ka pasur më pak se dhjetë inspektorë për krejt vendin.

Çështjet e tjera përfshijnë njohjen e statusit të mbijetuarve të përdhunimit nga lufta e fundit dhe për të çuar përpara rastet e para dy dekadave kundër dhunuesve. Deri tani, asnjë përdhunues i luftës nuk ka dalë para drejtësisë.

“Duhet të punojmë për drejtësi. Njëjtë edhe për personat e pagjetur – drejtësia është shumë e rëndësishme që të ketë paqe”, ka thënë Rugova.

Rugova iu ka referuar më shumë se 1600 personave të pagjetur nga lufta dhe me gjasë at ajanë të varrosur në varresat masive në Serbi.

Ministrja e re e Drejtësisë, 32-vjeçarja Albulena Haxhiu, tashmë ka reaguar pozitivisht ndaj këtyre çështjeve dhe është takuar me stafin nga Rrjeti i Grave i Kosovës për dhunën mbi baza gjinore.

“Kisha përshtypjen se kjo është një qeveri e pavarur e zgjedhur prej nesh”, ka theksuar Rugova. “Po na dëgjon tani dhe po vepron”.

Për feministët në Kosovë, ende ka hapësirë për përmirësim.

“Natyrisht se është lajm i mrekullueshëm, është diçka që nuk e kemi parë te qeveritë e kaluara. Sidoqoftë, nuk ka ardhur në atë pikë ku dëshironim dhe çfarë do të donim të shihnim. Tridhjetë për qind tingëllon mirë, por mendoj se qëllimi ynë duhet të jetë barazia, që është pesëdhjetë për qind”, ka deklaruar Eli Gashi, sociologe, feministë dhe themelues e “Alter Habitus” – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë në Prishtinë.

“Është e qartë se barazia dhe drejtësia përfshijnë krejt programin e tyre, por mbetet të shihet çfarë do të bëjnë dhe shpresoj se do të adresojnë ato çështje; se zëri i grave nuk do të heshtet duke thënë se ne kemi zgjedhur një grua në kuvend dhe aty të mbarojë gjithçka”.

Osmani duket se është e përkushtuar të sjellë ndryshim dhe një perspektivë të re në qeveri dhe për qytetarët, me qëllim që të kthejnë besimin në institucione, veçmas në sistemin e drejtësisë.

“Ta zëmë, ku ne flasim për zhvillim të qëndrueshëm, efikasitet energjetik, cilësi të ajrit dhe të drejtën për qasje në uj ëtë pastër dhe të pijshëm, ne i kontribuojmë edhe barazisë gjinore, sepse sot një prej shqetësimeve kryesore të nënave, jo vetëm në Prishtinë, por edhe gjetiu në Kosovë, është cilësia e tmerrshme e ajrit, që po shkakton mijëra vdekje”.

Osmani e di se për përmbushjen e mandatit katërvjeçar, nënkupton shumë punë për të dhe Qeverinë, por nuk e ka ndërmend të dorëzohet në një fushë të rëndësishme.

“Do të na shihni duke folur dhe luftuar për barazi gjinore, pavarësisht çfarë teme ka në Kuvend dhe në Qeveri”, është zotuar ajo.