Për tarifën 100%, sot Kryeministri Kurti përballet me opozitën në Kuvend

E publikuar: 02/03/2020 08:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës sot në ora 11:00, mban seancë të jashtëzakonshme pasi Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton Infosot.

Në këtë seancë pritet të ketë debat të ashpër në Parlament, ndërmjet pozitës dhe opozitë.

Por, në seancën e sotshme pritet të shihet edhe reagimi zyrtar i Lidhjes Demokratike, se a do ta përkrah Kryeministrin Kurti rreth propozimit të tij për taksën, apo atë të zyrtarëve ndërkombëtar që po kërkojnë me ngul se kjo tarifë duhet të largohet pa kushte.