Gazetari i njohur britanik, Tim Judah, e ka komentuar njoftimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Judah ka thënë se Kurti e ka kundërshtuar ambasadorin Grenell, derisa Palmer është duke qëndruar i heshtur.
“Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar ende nuk po e thonë publikisht, por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin, fuqia e të cilit është zbehur”.
Kujtojmë se i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
“Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesshme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”.
Ndërsa zyrtarë nga Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur një njoftim të tillë.