Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është takuar me Adam Boehler, i cili është drejtor i “Development Finance Corporation”.
“Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha, me fokus kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet dhe kah prosperiteti për qytetarët tanë. International Development Finance Corporation është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore dhe është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë “- tha Thaçi.