Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.
Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
“Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Tutje, “Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”.
Kujtojmë se dy rastet e fundit të raportuara me koronavirus në Kosovë, rezultuan negativ.
Derisa, në përgjithësi numri i të vdekurve prej koronavirusit të ri Covid-19, ka shkuar mbi 2,600.