Dhjetëra pseudo çlirimtarë na kushtuan më shtrenjtë, se sa t’i kishim paguar 100.000 legjionarë

E publikuar: 25/02/2020 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan Lirim Gashi

Disa dhjetëra pseudo çlirimtarë na kushtuan më shtrenjtë, se sa t’i kishim paguar 100.000 legjionarë.

Prandaj e meritojnë epitetin mercenar.

Duke pasur parasysh faktin se këta turbo atdhetarë luftën e nisën por nuk e bitisën, sepse lirinë na solli NATO, atëherë botës i kushtuam së bashku me ta, qindra miliardë dollarë .

Këto kreatura të Frankenshtajnit në vend se të ishin mirënjohës ndaj NATO-s dhe të punonin natë e ditë për ta ngritur mirëqenien e popullit që ua dha besimin përmes votës së lirë dhe në vend se të punonin natë e ditë për ta forcuar shtetin që ia dhuroi nëna Amerikë popullit të tyre të shtypur, masakruar dhe përgjakur, nuk u mjaftuan me kaq, por në emër të meritave minimale të luftës, e kapen, vodhën, varfëruan, mjeruan dhe rrënuan maksimalisht popullin dhe shtetin në paqe.

Këta faqezi disa herë radhazi e siguruan pushtetin nëpërmjet votave të vjedhura, ndërsa popullin e lanë me gishta në gojë.

Përmes politikës së tyre anti kombëtare, anti sociale dhe anti shtetërore i sygjeruan popullit ;
Ik ti kah të shohin sytë, sepse ne prioritet e kemi punësimin e familjarëve, farefisit, bashkpartiakëve, klientëve, bossave të kartelave kriminale, shoferëve, dashnoreve, dhe truprojave tanë, që na përcjellin nëpër ahengjet tallava, ku e demonstrojmë burrërinë dhe trimërinë tonë legjendare me çavat në hava, sepse për asgjë tjetër, përpos për pushtet të përjetshëm dhe pasurim marramendës palla s’na ha.

E kur e panë shqiptarët e mbetur me gishta në gojë sa është ora, e rrezikuan jetën më zi se në luftë dhe ia dorëzuan fatin e tyre në dorë kontrabandistëve të sponsorizuar nga pushteti, të cilët i paguan me lekët e pronës së shitur, për t’i kontrabanduar në shtetet që i çliruan dhe shpëtuan nga armiku shekullor.

Dhe këtë e bënë në dimër, borë, ngrica dhe acar, duke e rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe atë të fëmijëve të tyre.

A ka turp dhe krim më të madh?

Dhe e keqja s’perfundon me kaq.

Kjo armatë njerëzish të shkelur, varfëruar, mjeruar, izoluar, shtypur dhe ikur, ua mbajti përmes reminishencave për familjarët që i la pas, qetësinë sociale pushtetarëve korrupt, anti kombëtar dhe anti shtetëror.

Ia siguroi qetësinë sociale (pa) njerëzve në pushtet, që i lanë me gishta në gojë dhe detyruan ta braktisin atdheun përmes politikës anti popullore.

Nga pasuria e vjedhur, fëmijët e tyre jetuan dhe vazhdojnë të jetojnë si në filmat e Hollywoodit, ndërsa fëmijët e popullit që nuk e kanë askënd jashtë, jetuan si në ferr dhe u zgjuan e vazhdojnë të zgjohen tri herë natën prej gjumit nga uria.

A ka turp dhe krim më të madh?

Sikur t’ju vinte era njerëz, këta pis mileta do të bënin harakiri (vetëvrasje) .

Por këta turbo atdhetarë jo vetëm që s’bëjnë harakiri, por as që e lodhin kokën për këtë punë, sepse janë mercenar qyqar dhe keqbërës pa ndjenja humane, njerëzore e atdhetare.

Populli i ndëshkoi me votën e tij në dy palë zgjedhje, mirëpo këta keqbërës pas zgjedhjeve të parafundit nuk i lanë as dy gurë bashkë, deri sa e gjetën rrugën për t’u bashkuar në koalicion të turpit me emrin PAN.

Sepse Ldk që u ndje e tradhtuar prej Kryebossit të tyre vendosi ta vazhdojë vegjetimin e amebes në opozitë edhe pse për hir të tij e tradhtoi disa herë radhazi vullnetin e popullit për ndryshim, duke iu bashkangjitur Klanit Pronto për ta mbajtur në pushtet dhe shpëtuar nga vdekja politike.

Dhe po kjo Ldk vendosi pas zgjedhjeve të parafundit të mos bëjë koalicion as parazgjedhor e as paszgjedhor me Vetëvendosjen, sepse nuk i interesonte jetësimi i vullnetit të popullit për ndryshim, por vegjetimi në opozitë për t’u kuruar, gjegjësisht shëruar apo edhe më saktësisht rigjeneruar nga tradhtia që ia bëri Hashimi dhe Kadrushi në shenjë mirënjohje për ndihmën e përzemërt.

Fatmirësisht jetësimin e vullnetin të popullit ia imponoi uzurpatorve të Partisë së saj zonja e madhe e politikës sonë Vjosa Osmani pas zgjedhjeve të fundit.

Sepse kameleonit Mustafa dhe përkrahësve të tij ua bëri të qartë se falë votave të saj shpëtuan nga fundosja dhe nëse edhe kësaj here luajnë me vullnetin e popullit dhe fatin e shtetit, Partia që po e (keq) sundojnë do të shndërrohet në Titanik dhe do të fundoset me muzikë.

Faleminderit Vjosa!

Mirëpo vetëm Vetëvendosja që e mban mbishkrimin e Albinit e kuptoi tërë kohën se nuk është fundi i botës nëse partitë kriminale, anti kombëtare dhe anti shtetërore shndërrohen në Titanik dhe fundosen me muzikë, përkundrazi, fundi i botës është kur shteti shndërrohet në Titanik dhe fundoset me muzikë.

Sepse në këtë Titanik vazhdon të jeton pjesa e pa shpërngulur e popullit e cila e meriton një jetë më të dinjitetshme.

Faleminderit Vetëvendosje!