Një vajzë bombastike braziliane tha se kishte mbetur e tmerruar kur një prej fansave të saj i dërgoi një video ku ai priste gjuhën e tij për t’i provuar se ishte i dashuruar me të, ndërsa shtonte se shoqet e saj xheloze kishin dashur t’i vrisnin macen.
Theodora ‘Teddy’ Moutinho, studente nga Florida, shfaq rregullisht trupin e saj të lakmueshëm për rreth 3 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe merr lavdërime nga e gjithë bota për bukurinë dhe format.
Ajo merr shpesh mesazhe nga fansat dhe i vlerëson ato, por mbeti e tronditur kur një prej tyre i dërgoi pamjet e modifikimit ekstrem të trupit të tij, me të cilën pretendonte se “jam i dashuruar me ty”.
Ajo tha: “Marr shumë dashuri dhe mbështetje në rrjet, por gjëja më e cmendur që një fans bëri më mua ishte të priste në dysh gjuhën për të provuar se më dashuronte. Ishte shumë e çuditshme”.
Bukuroshja me forma të bëshme thotë se ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet si kërcënime vdekjeje, por përsëri thotë se i pëlqen marrja e komenteve pasi ato i sjellin të ardhura.