Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologia e tij serbe janë parë për herë të parë ulur krah njëri-tjetrin, në Londër.
Në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet në Londër, po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.
Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin.
“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet cfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.