Nga Yll Isufi
O Zot Fisnik Bllaca na e more, Fisi kishte ëndrra dhe dëshira për të jetuar…. Ata që e njohën nga afër Fisin e dijnë se çdo qeliz e tij ishte me ndjenja Kombëtare. Të njoha nga afër dhe për afro 2 vite gjat Studimeve patëm nda të njejtën dhomë, shumë netë kalonim zgjuar madje edhe jasht Banesës, e zakonisht ishin biseda rreth qështjes Kombëtare.
Fis o Vlla shteti yt që e doje aç shumë ta mohoi të drejtën e punës e tragjedia ta mohoi të drejtën për të jetuar.
Fisi ishte kandidat potencial për të qënë sot në detyrë si Polic i Kosovës! Fisi kishte kryer me sukses të gjitha testet qoftë me shkrim: qoftë me gojë: qoftë atë fizik, Fisit iu bë e pa drejtë dhe nuk e mori detyrën që shumë e donte t’i shërbente SHTETIT.
Një ditë u patëm takuar dhe biseduam gjër e gjat, ndër të tjera më tregoi se edhe në zyrën për ankesa kishte bërë ankes rreth padtrejtësisë që ia kishin bërë, gjithashtu më tregoi edhe fjalët e rënda që ia kishin thënë: shko ankohu ku të duash se ske ku me u anku!
A thua si ndihen sot ata rekrut të policisë së Kosovës që Fisit ia mohuan Diplomën e Fakultetit të shkencave Kriminalistike; ia mohuan intelegjencën që kishte; ia mohuan vullnetin dhe krenarinë që pati për t’i shërbyer Shtetit; dhe në fund ia humbën shpresat për të jetuar në shtetin e tij të dashur, me fjalët më zhgënjyese që mund ti ndëgjoj një djal i ri e me shumë ambicje siç ishte FISI.
Të Lutem ZOT shpërbleje me Parajsë çdo viktim.
PS: do ti besoj të gjitha verzionet e kësaj tragjedie, por vetëm një nuk do ta besoj kurr: Që Detja e ka vra: NËNËN; BABAIN; e aç më pak do ta besoj ndonjëherë se DETJA E VRAU FISIN!.🤭🤔😢
Ngushllime Familjarëve ngado që janë, ngushllime shokëve.
Do të kujtoj gjithmonë me mburrje dhe krenari O FISNIK BLLACA.🇽🇰🇦🇱🇺🇸