Ambasada amerikane në Gjermani e quan historike marrëveshjen Kosovë Serbi

E publikuar: 14/02/2020 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada amerikane në Gjermani e ka quajtur marrëveshjen për hekurudha, lidhje ajrore dhe autostrada ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një progres historik drejt zhvillimit ekonomik.

Ambasada e SHBA-së në Gjermani thotë se kjo marrëveshje do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi i janë bashkuar ambasadorit Grenell për të bërë progres historik në zhvillimin ekonomik.

Marrëveshja për lidhje ajrore, hekurudha, dhe autostrada do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Ambasada në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

US-Botschaft Berlin

@usbotschaft

Pres. Vučić and Pres. Thaçi joined Amb. Grenell to make historic progress on development. Agreements on air, rail, and highway connections will facilitate the flow of people and goods between and .

View image on Twitter
See US-Botschaft Berlin’s other Tweets