Po e thotë ish komandanti i UCK’së në Koshare, se me luftë tokësore e kishim zmbraps ushtrinë serbe deri në Beograd

E publikuar: 08/02/2020 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali ushtarak Hisen Berisha, me bindje është shprehur se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do ta forconte Kosovën.

Ai ka përmendur si rast konkret përgatitjet që i ka bërë në Koshare me ushtarë të rinj, përgjatë luftës me Serbinë, me të cilët thotë se ka sfiduar 10 mijë ushtarët e gjeneralit serb Vladimir Lazareviçi.

“Në Koshare gjashtë muaj i kam përgatitur djemtë dhe përball e kemi pasur Vladimir Lazareviçin me 10 mijë ushtarë dhe e kemi sfiduar me rekrutë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për luftë tokësore deri në Beogradi i kishim çuar”, u shpreh Berisha.