Ambasadori amerikan: Konfiskimi i 1 milion eurove pasuri, hap i madh i drejtësisë kosovare

E publikuar: 07/02/2020 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Kosnett ka shkruar në Twitter se vendimi i Gjykatës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është një hap i madh i drejtësisë, dhe angazhim të tillë duhet të ketë nga të gjitha institucionet në Kosovë.

“Drejtësia në Kosovë ka bërë një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar afër një million euro përmes pastrimit të parave. Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar ambassadori amerikan.