Vuçiq i përgjigjet Kurtit: S’mund të vendosni reciprocitet, nuk iu njohim si shtet

E publikuar: 07/02/2020 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njujork, 26. septembra 2019 -Resenje za pitanje Kosova i Metohije mora da bude takvo da nijedna strana ne dobije sve, ali da dobije dovoljno, porucio je danas u Njujorku, u obracanju Generalnoj skupstini UN predsednik Srbije Aleksandar Vucic i istakao da to resenje niko ne zeli vise od Srbije, zarad stabilnosti. PREDSEDNISTVO SRBIJE *** Local Caption ***

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit të cilat ndërlidhen me Serbinë dhe dialogun.

Sa i përket premtimeve të Kurtit, Vuçiq thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe fletë pa përgjegjësi”.

Teksa ka folur për premtimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq thotë se ai duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit në Kosovë.

Megjithatë potencon se nuk mund të ketë reciprocitet pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Paralajmërimit nga qeveria e Kurtit për heqje të taksës Vuçiq i sheh si lajme të mira, pasi sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

Ndryshe, kryeministri Kurti tha se Qeveria e tij së shpejti do ta vendos masën e reciprocitetin me Serbinë, e pas saj do të hiqet dorë nga taksa.