Kurti: Sylejman Selimi më vjen keq që është në liri me kusht, njeri me shumë histori prapa vetes

E publikuar: 07/02/2020 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se është vizituar nga Sylejman Selimi, i cili i ka uruar suksese në punë.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i komandatit legjendar, Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”.

“Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Instagramit.