Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

E publikuar: 06/02/2020 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rexhep Selimi do të jetë shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rexhep Selimi është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar në të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar vet Selimi në Rtv Dukagjini.

Selimi kështu do të drejtojë grupin prej 30 deputetëve nën emrin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit kishte dalë parti e parë me 29 deputetë por më pas Grupit Parlamentar të këtij subjekti i është bashkuar edhe deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi.