Pas ortekut të borës që ndodhi në një pjesë të Turqisë, ku humbën jetë 39’të qytetarë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar duke u solidarizuar me popullin turk.
Kurti në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar ekipet e shpëtimit për punën, por, ka kërkuar që të vazhdohet me punë për nxjerrjën e qytetarëve të bllokuar nga dy ortektë e borës që ranë në lindje të Turqisë, raporton gazeta Infosot.
Shkrimi i plotë në Facebokk, i Kryeministrit Albin Kurti:
Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop.
Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera.

















