Kush është hetuesi policor i krimeve ekonomike që u kap sot – dhe pse u arrestua ai?

E publikuar: 05/02/2020 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hetues policor i krimeve ekonomike është arrestuar në natën e së mërkurës, në kryeqytetin kosovar.

Gazeta Express ka raportuar më herët se pranga i janë vënë Lavdim Osmanit.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Aksioni i arrestimit është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën.

Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve, sipas Insajderit.

Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Gjithashtu, thuhet se Osmani është djalë i tezës së drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu.