Kurti takon ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

E publikuar: 05/02/2020 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Sam Paice, Kryesues i Departamentit Politik në këtë Ambasadë.

Kryeministri Kurti tha se Britania e Madhe është aleat shumë i rëndësishëm i shtetit tonë. Në vazhdën e takimeve me miqtë tanë, sigurisht që Britania e Madhe është njëri prej më të rëndësishmëve./Infosot/