Lumir Abdixhiku ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit

E publikuar: 04/02/2020 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

????????????????????????????????????

Sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri I MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar.

Ndërsa ministri i Lumir Abdixhiku, e falenderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.​/Infosot/