Kurti pret në zyrë ambasadorin amerikan Kosnett

E publikuar: 04/02/2020 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka prit sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Ky ishte takimi i parë zyrtar i të parit të ekzekutivit në zyrën e tij pas pranimit edhe zyrtarisht të postit të kryeministrit.

Ambasadori Kosnett uroi Kurtin për marrjen e pozitës së kryeministrit, derisa mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.