E kërkonte me ngulm krijimin e qeverisë së re, ambasadori britanik arrin në Kuvend

E publikuar: 03/02/2020 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbërritur edhe ambasadori britanik, Nicholas Abott

Gjatë kohës së negociatave për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abott ka qenë prej diplomatëve më aktivë në Kosovë që vizitonte selitë e partive dhe që kërkonte krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Seanca për votimin e Kurtit kryeministër dhe kabinetit të tij qeverisës do të fillojë në orën 11:00.

Qeverinë Kurti do ta votojnë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë Kurti aktualisht është duke zhvilluar edhe konsultat e fundit me deputetët e pakicave joserbe. /GazetaExpress/