Brenda 24 orëve aksident me fatalitet e mijëra gjoba të shqiptuara për shoferët

E publikuar: 03/02/2020 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shpërndarë 1 mijë e 377 tiketa trafiku për shoferët të cilët kanë bërë parregullsi gjatë pjesëmarrjes në trafik

Në statistikat e 24 orëve të fundit, policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 33 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 17 me dëme materiale.

18 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje, 6 në ndalim policor ndërsa 1 në vuajtje të dënimit, bën të ditur policia.