Vetëm 12 ditë pasi lidhi kurorë me Jon Peters, Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me producentin 74 vjeçar.
Aktorja e “Baywatch” i tha “po” mogulit të filmave në një ceremoni sekrete në Malibu.
Pamela, 52 vjeç, u shpreh për Hollywood Reporter se ajo dhe bashkëshorti po ndahen për pak kohë për të rishikuar se çfarë duan në jetë, e se çfarë kërkojnë nga njëri tjetri.
“Dashuria është një proces dhe e kemi vendosur besimin tonë në proces,” ka shtuar Anderson.
Të dy, edhe Pamela dhe Jon në të kaluarën kanë pasur katër martesa.