LDK e votoi marrëveshjen me LVV-në

E publikuar: 02/02/2020 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka votuar në mënyrë unanime marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur para mediave,  se të gjithë anëtarët e Këshillit kanë votuar pro marrëveshjes, raporton Telegrafi.

“Atëherë siç ju kemi njoftuar sot në ora 13:00 është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, i cili në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër, pa asnjë votë abstenim ka miratuar marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje”, ka deklaruar Mustafa, përcjell Telegrafi.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar anëtarët e Këshillit lidhur me arritjen e koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë në seancën e nesërme, LVV do të propozojë kandidatin e LDK-së, për pozitën e kryeparlamenatarit, transmeton Telegrafi.

LDK gjatë ditës pritet t’i bëjë publikë emrat e ministrave në Qeverinë Kurti.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.