Fotografi shqiptar heq dorë nga VIP-at: Kanë komplekse, duan shumë fotoshop

E publikuar: 31/01/2020 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Endrit Mertiri është një prej fotografëve më të mirë shqiptarë, i cili arrin të realizojë sete të përsosura të modeleve dhe VIP-ave.

Me këta të fundit ka vendosur të mos bashkëpunojë më dhe arsyeja e fortë është ndërhyrja në punën e tij.

“Me modelet ti tregon artin tënd, dëshirat e tua, çfarë do të bësh. Ndërsa me personazhet, ka disa që të ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, ndërhyjnë të pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion. Detyrohesh që edhe fotot të mos i postosh fare sepse kanë bërë çfarë kanë dashur. Në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet’. Kjo është diçka që hyn drejtpërdrejt te profesionalizmi”, tha Mertiri në emisionin ‘Wake Up’.

Ai shtoi se ekzistojnë disa personazhe shqiptarë që kanë shumë komplekse.

Si pasojë, e bëjnë që të dalë nga profesionalizmi dhe detyrohet t’ia bëjë setin vetëm për të shmangur hatërmbetje.

BOTASOT