Njoftimi zyrtar lidhur me këto përditësime, pritet të bëhet brenda një kohe të shkurtër
Kur u prezantua më 2012, Tesla Model S ishte një risi e madhe në botën e automobilizmit dhe jo vetëm se mbushej në tërësi vetëm me rrymë, por kishte edhe nivel të lartë teknologjie, si ekrani gjigant i sistemit të infoteitmant dhe përditësimet e softuerit nga larg, transmeton Telegrafi.
Vetëm tri vite më vonë, arriti Tesla Model X që gjithë kësaj teknologjia ia shtoi edhe dyert që ia hapen duke i tërhequr nga lart.
Mirëpo, makinat elektrike janë avancuar në masë të madhe dhe tani që në treg janë Porsche Taycan dhe Audi e-tron, Tesla është angazhuar në përditësime të reja dhe mund t’i sjellë së shpejti, që t’i mbajë të freskëta. Hakeri i njohur vetëm si Green, ka mësuar se Model S dhe Model X, do të pësojnë përditësime në pjesën harduerike.
Në këto vetura, do të ketë mbushës të ri për telefona, dy forma konfigurimi për mbushjen e baterisë, derisa nuk dihet nëse kapaciteti është TBD, si dhe port të ri për mbushje. Brenda këtyre modeleve Tesla do të ketë karrige të reja, ndërsa sistemi i pezullimit pritet të ketë ndryshim gjithashtu.
Sipas burimeve të Green, të gjitha këto ndryshime janë ta pashmangshme, ndërsa vetëm pritet që Tesla të konfirmojë lidhur me këto përditësime që duket se janë shumë të mira. /Telegrafi/