Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, rrotullohet ambulanca

E publikuar: 29/01/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Një ambulancë është vetaksidentuar pasi ka humbur kontrollin.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në ora 21:15, në fshatin Bresalc, magjistralja Gjilan- Prishtinë, një autoambulancë, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Dy persona janë lënduar në këtë aksident. /Express/