Më vjen keq që negociatat me LDK’në kanë hyrë në çorrsokak. E edhe më saktësisht në çorrsokakun apo labirintin e vizatuar nga satelitët e Thaçit në timonin e LDK-së .
Pengesat pothuajse të pakapërcyeshme të cilat LDK po ia hedh Vetëvendosjes në rrugën drejt marrëveshjes, e mbajnë ashiqare mbishkrimin e Thaçit i cili është në fakt regjisori i këtij komploti.
S’dua të flas për gabimet në hapa që i ka bërë VV para dhe pas zgjedhjeve parlamentare , sepse ato janë rezultat i padjallëzisë së skajshme dhe besimit të sinqertë se LDK me këta uzurpatorë në krye i ka po të njëjtat qëllime fisnike dhe mirëdashëse ndaj kombit dhe atdheut si Vetëvendosja.
Unë personalisht sa herë që e analizoj profilin e njerëzve që e (keq)udhëheqin LDK-në ( përjashto Vjosa Osmanin, Haxhi Avdylin dhe disa të tjerë) nuk e shoh asnjë dallim ndërmjet tyre dhe Hashim Thaçit.
Në fakt njerëzit që e (keq) drejtojnë Ldk-në prej vitit 2005 e këndej janë shndërruar në Staf Emergjent (112) për shpëtimin e Thaçit dhe Prontomafias së tij nga vdekja klinike.
Këtë e kanë dëshmuar disa herë radhazi, prandaj pse duhet të besojmë se kësaj radhe do të jetë ndryshe?
Hajnat anti kombëtar në këto dy subjekte dështake janë thjeshtë në simbiozë si limunada me bozë. Biografia e tyre politike është e stërmbushur me krime të përbashkëta ekonomike,, vrasje politike dhe tradhti, prandaj i lidh interesi i përbashkët për të bërë gjithçka që është e mundur e madje edhe e pamundur për t’i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Dhe këtë mund ta arrijnë vetëm nëse i ndihmojnë njërit tjetrit për të mbijetuar politikisht nëpërmjet sabotimit të subjekt të vetëm politik mbarkombëtar Vetëvendosjes.
Njerëzit që i lexojnë po aq lehtë si abetaren skenarët e Thaçit në prapaskenë janë të paktë, mirëpo të mjaftueshëm sa për t’i bërë të kuptueshme edhe për publikun e gjërë.
Shihet qartë që uzurpatoret e Ldk-së në njërën anë aktrojnë negociata me Vetëvendosjen e në prapaskenë i luajnë rolet kryesore në skenarët komplotiste dhe tradhtare të Thaçit.
Skenare këto që për qëllim e kanë përmbysjen e vullnetit të sovranit me ndihmën e Gjykatës së kapur Kushtetuese dhe me ndihmën e keqbërësve politik dhe ekonomik në të gjitha subjektet politike.
Me ndihmën e kësaj armate komplotistesh mercenarë dhe anti kombëtar Presidenti po tenton t’i përmbyll negociatat me Serbinë në përputhje të plotë me synimet e tij që janë të njëjta me ato të Vuçiqit, Edi Rames, Putinit, Erdoganit, Baton Haxhiut, Shkëlzen Maliqit, Gent Cakes, Mogherinit, Christian Strakes, Dik Martit, Sorosit Junior e kështu me radhë.
Ai sidomos në këto dy vitet e fundit ka lobuar në USA dhe BE më shumë se sa Vuçiqi dhe Putini për copëtimin e Kosovës, që si rezultat final do ta ketë zhbërjen e shtetit në rrethana ndërkombëtare skajshmërisht të pa favorshme për shqiptarët.
Satelitët e Thaçit në krye të Ldk-së s’kanë vendosur asnje herë vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, e madje as ndaj Pdk-së. Këtë e ka bërë vetëm Vjosa Osmani sa për sy e faqe dhe për vota, duke e shndërruar vetën ndoshta edhe pa dashur në Staf Emergjent për shpëtimin e marionetave të Thaçit në Ldk nga fundosja politike.
Ajo është dëshmuar goxha e papjekur në momentin që ka pranuar që nominimi i saj të kushtëzohet me kundër shërbime të pafalshme.
Apo edhe më saktësisht me kënaqje të apetiteve karrieriste, materialiste dhe anti kombëtare të njerëzve që e kanë nominuar kur dihet se këtë e kanë bërë për arsye puro egoiste siç janë këto në vijim:
- E kanë nominuar sepse e ha pazari,
- Për t’a fshehur dështimin e reformave të brendshme kadrovike dhe programore në subjekt
- Për të mos pësuar debakel në zgjedhjet parlamentare,
- Për të mbijetuar politikisht sepse janë të vetëdijshëm që askush nuk ua jep voten as për ilaq.
dhe
- Për të ardhur në Pushtet mirëpo jo për të bshkqeverisur me VV, por për të (keq) sunduar me PANIN.
Dhe të gjitha këto synime të mbrapshta nuk mund të realizohen pa akrobacionet tinëzare dhe hipokrite që i vërbojnë sytë e popullates naive për sabotimin ashiqare që ata ia bëjnë marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Në fakt nuk besoj që Vjosa ka qenë e informuar paraprakisht për skenarët e përbashkëta të uzurpatoreve të Ldk-së me Thaçin, sepse anashkalimi që ia bëjnë ata asaj sipas motos “e kalova lumin ta dh.. pelen” është dëshmi e pakontestueshme se nuk ka qenë në dijeni për këto plane.
Mirëpo përmes pranimit të cilitdo kushtëzim për nominim nga njerëzit që nuk duan të qeverisin me VV, por të (keq) sundojnë) me PAN-in ajo është futur pa dashur në ruletin rus.
Për momentin shumë evident është demonizimi i orkestruar medial që i bëhet padrejtësisht Vetëvendosjes.
Ky demonizim gjithashtu nuk është i rastësishëm por i organizuar nga resurset njerëzore dhe financiare të Thaçit.
Ky demonizim e ka për qëllim mbjelljen e përshtypjes në popull se kinse VV dhe lideri i saj Albin Kurti s’ kanë guxim për të marrë përgjegjësi në këtë kohë kur Kosovën e presin sfidat më të rënda qysh prej shpalljes së pavarësisë.
Dhe këtë propagandë e bëjnë pikërisht (pa) njerëzit që e kanë sjellë popullin dhe shtetin në këtë gjendje të pashpresë, gjegjësisht (pa)njerëzit që e kanë sjellë popullin dhe shtetin në buzë të varrit përmes krimit të organizuar, korrupsionit dhe tradhtisë ndaj interesave nacionale, sepse janë të pafytyrë sa s’ka.
Mirëpo përtej kësaj që e thash më lartë, sipas mendimit tim i tërë komploti e mban edhe mbishkrimin e BIA-s serbe, sepse kaq inteligjent dhe kreativ për mbrapsht sa është ky skenar nuk mund të jetë as gjarpëri Thaçi.
Qysh prej vitit 2009 kam tentuar vazhdimisht që t’i nxjerrë mbi sipërfaqe të gjitha të zezat që Ldk dhe Partitë e PANIT ia kanë shkaktuar popullit dhe shtetit, sepse roli i informimit të drejtë është i pazëvendësueshëm.
E kam bërë këtë në forma të larmishme.
Herë në formë kreative letrare, e herë në formë publicistike, filozofike dhe puro informative.
Shpesh herë jam munduar që ta përçojë mesazhin të publiku edhe nëpërmjet shok terapisë.
Prandaj rezultatet pozitive që i kemi arritur në vetëdijesimin politik të popullit disa kolegë të mi dhe unë janë evidente.
E kemi arritur këtë sepse i përmbahemi të së vërtetës prandaj elaborimet tona janë shndërruar madje edhe në vota për njerëzit e duhur.
Përparësia e njerëzve që nuk janë të angazhuar direkt në politikë qëndron në faktin se mund ta arrijnë qëllimin pa qenë të limituar nga gjuha e sofistikuar diplomatike që nuk depërton asesi në trurin e popullit të përgjumur.
Prandaj shpesh herë e kam përdorur shok terapinë për ta arritur zgjimin e kërshërisë së popullit për dëmet që po i shkaktohen nga politika.
Në fakt qëllimi im prej vitesh ka qenë dobësimi i të gjitha Partive politike që janë fajtore për gjendjen në të cilen jemi.
Dhe rrjedhimisht duke ia mbajtur anën të së vërtetës e kam përshkruar Vetëvendosjen pikërisht ashtu siç e meriton e sidomos liderin e saj i cili i ka qëndruar në kontinuitet besnik parimeve njerëzore, morale, kombëtare dhe universale që i japin kuptim politikbëries.
E kam përshkruar domosdoshmërinë e ndryshimit të sinqertë të kursit politik që do ta çonte këtë popull dhe shtet në drejtimin e duhur dhe këtë ndryshim e kam ndërlidhur me përkrahjen e Vetëvendosjes këtij subjekti të vetëm mbarkombëtar i cili shumë më herët e ka merituar ardhjen në pushtet, sikur Dardan Molliqaj me grupin e tij mos t’ia qitshin këmbën gjithmonë 5 metra para cakut.
Sipas mendimit tim të gjitha këto që i thash më lartë nuk kanë aq shumë rëndësi, sa ka rëndësi se si të veprohet tani e tutje.
Apo edhe më saktësisht se si të veprohet që të parandalohet efekti negativ psikologjik në popull që mund të shkaktohet nëse marrëveshja për bashkëqeverisje me Ldk-në dështon.
Gebellsat medial të Thaçit po bëjnë gjithçka që në popull të dominon efekti psikologjik se kinse VV është fajtore për dështimin e koalicionit sepse nuk ka sakrifikuar sa duhet për shkak të frikës nga përgjegjësia për epilogun e mundshëm negativ të sfidave të rënda që e presin Kosovën dhe popullin e saj.
Këtë po e bëjnë me qëllim që kjo propagandë e ndyrë të përkthehet në vota.
E edhe më saktësisht në rënie të rejtingut të VV-së dhe humbje të mbështetjes në populli.
Prandaj sikur unë të isha në vend të Glaukut do të ofroja menjëherë dorëheqje të parevokueshme.
Sepse nuk mund të pajtohem me konstatimin e Albulenes se tallja me vullnetin dhe votën e 75 deputetëve të Kuvendit që e kanë votuar Glaukun ( thua se behet fjalë për burra e gra të shenjtë ) është më e rëndë se sa tallja me vullnetin dhe votën e popullit prej të cilit varet jo vetëm ardhmëria e subjekteve politike por edhe e kombit, shtetit dhe atdheut.
Sikur të isha në vend të Glaukut do ipja dorëheqje jo për hir të apetitve të Ldk-së, por për t’i hapur rrugë ndryshimeve të domosdoshme që përfaqësuesit e popullit në pushtet ia kanë borxh popullit dhe atdheut”.
Dorëheqja e Glaukut nuk do të kishte kurrfarë pasoja negative as për karrierën e tij dhe as për të ardhmen e Vetëvendosjes, shtetit dhe atdheut, përkundrazi do të kishte efekt të paimagjinueshëm pozitiv psikologjik dhe praktik.
Mua më shumë më brengos fakti që VV nuk udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë, sepse aty fillon ç’kapja e shtetit të kapur kaps, ndërkaq Ldk në të kaluarën është dëshmuar totalisht e pa interesuar dhe pa fuqishme për ta çkapur shtetin.
O Glauk i dashur:
Të lutem jep dorëheqje dhe nëse Ldk edhe atëherë gjënë vegza, për hajer i qoftë vetëvrasja politike.
Shkruan Lirim Gashi, politikolog