Ka kaluar një vit prej se modelja dhe aktorja, Kate Upton, e solli në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Justin Verlander. Në një intervistë të fundit, bukuroshja 27-vjeçare foli për këtë eksperiencë të re si dhe këshillat që i ka mësuar si nënë për herë të parë.
“Lindja e vajzës Genevieve, ma ka ndryshuar jetën tërësisht në një mënyrë të mrekullueshme,” citohet të ketë thënë Upton.
Si fillim, bukuroshja amerikane tregon se është duke mësuar që ti marrë gjërat shtruar dhe të mos tregohet shumë e ashpër ndaj vetes, veçanërisht kur nënat e reja ndjejnë aq shumë presion në muajt e parë pas lindjes, me gjërat e imëta që duhet ti bëjnë.
“Për mua, gjidhënia ishte gjëja më e vështirë për ta bërë, sepse më konsumonte tërë energjinë. Por, më pas kuptova se duhet të qetësohem dhe ta lejoj trupin tim të rikuperohet,” ka deklaruar Upton.
Ylli i filmit “The Other Women”, poashtu ka treguar se po provon ti shijoj në maksimum momentet e thjeshta të jetës, dhe të mos kaloj kohë e shpërqendruar nga gjërat e parëndësishme, si rrjetet sociale.
“Dua ta shijoj jetën dhe familjen time, e jo që vazhdimisht të përpiqem ta realizoj një fotografi të përkryer për rrjetet sociale. Ne nuk duam që vajza jonë e vogël të rritet duke menduar se telefoni mobil, është gjëja më e rëndësishme në jetë,” ka përfunduar ajo.
Modelja e trefishtë e ballinës së revistës “Sports Illustrated”, kohët e fundit kishte lansuar #sharestong për t’i inkurajuar femrat që ta mbështesin njëra-tjetrën në mediat sociale. Ajo madje publikoi fotografi të pamodifikuara në revistën “Health”, vetëm një muaj pas lindjes së vajzës.
BOTASOT