Rita Ora e uroi me fjalët më të bukura për ditëlindjen e nënës.
E ëma e Rita Orës, Vera, sot feston ditëlindjen, duke pranuar kështu urime të shumta.
Atë e uroi edhe vajza Rita, e cila publikoi një fotografi krah saj, e falënderoi për gjithçka dhe e quajti inspirim.
“Urime ditëlindjen nënë. Faleminderit për gjithçka që bën, ti je një inspirim”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Rita Ora javë më parë shijoi pushimet bashkë me prindërit, motrën e vëllanë.
BOTASOT