Nuk është fare pyetje naive!
Kur viagra u prodhua në vitin 1996, ka shkaktuar interesim të madh, ndërkaq ka gëzuar famën si diçka që ju jep ereksion dhe me të cilën mund të keni marrëdhënie gjithë natën – pilula e vogël e kaltër është bërë aleat besnik në shumë dhoma gjumi, transmeton Telegrafi.
Kureshtja nuk i ka munduar vetëm meshkujt për të cilët ishte e dedikuar, por edhe një numër i konsiderueshëm femrash i kanë provuar gjoja efektet e saj të magjishme. Dhe derisa disa kanë qenë të ngazëllyera me ngritjen e vrullshme të dëshirës seksuale, të tjerat kanë mbetur të zhgënjyera.
Meqenëse më shumë se gjysma e femrave të sotme të moshës 30 dhe 50 vjeç ka problem me libidonë e ulët, nuk është për t’u habitur që edhe gjinia femërore kërkon mënyra alternative për nxitje të dëshirës seksuale.
Të gjithë ne do të dëshironin të ekzistonte pilula e cila i zgjidh problemet tona, sepse kështu është më se e thjeshtë. Pos në rastin e këtillë.
Në të vërtetë, nuk ekziston asnjë dëshmi absolute që viagra vepron te femrat. Ajo që është më e rëndësishme, nuk është as e sigurt të eksperimentohet në atë mënyrë me të.
Viagra nuk u përshkruhet femrave, sepse kurrë nuk ka qenë i testuar ndikimi i viagrës në femra.
Nëse edhe merrni guximin të pini pilulën e vogël të kaltër, me siguri do të përfundoni me fytyrë të skuqur dhe me dhembje të tmerrshme koke, marramendje, por ndoshta edhe me diarre.