Isa Mustafa: Ne si LDK nuk e jepim zgjidhjen, VV e ka atë të drejtë

E publikuar: 13/01/2020 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton.

Sot në selinë e LDK-së ka qenë prezent edhe ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker.

Pas përfundimit të takimit me krerët e LDK-së Walker dhe Kosnet nuk kanë patur prononcim për media.