Doktor James Bedford më 12 janar të vitit 1967, u bë njeriu i parë që ruhet kryonikalisht ose në gjendje të ngrirë, me qëllim të ringjalljen nJames Bedford ë të ardhmen.
Bedford ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, SHBA dhe autor i disa librave në fushën e tij.
Pak orë pas vdekjes nga kanceri, trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën zero gradë Celsius.
Me testament, 73-vjeçari kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë.
Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje./Noa/