Nga Blerim Vela
Kur te gjithe mendonin qe karriera politike e Isa Mustafes do te merrte fund pas humbjes se tri pale zgjedhjeve parlamentare (2014, 2017 dhe 2019) dhe rrezimit te qeverise (2017) ai u rikthye ne faktor ne skenen politike duke kushtezuar veprimet e LDK ne raport me subjektet tjera. Ne zgjedhjet e 2017 dhe 2019 u terhoq nga udheheqja e listes zgjedhore dhe zgjodhi nga pozicioni komod i kryetarit te partise te udheheq me pozicionimin e LDK karshi ceshtjeve kryesore politike. Grupi i Llapit, Gjilanit dhe nje pjese e “brezit te ri” nga Prishtina qendruan besnik ndaj tij dhe perdoren fuqine e tyre brenda strukturave partiake per te mbajtur te paprekur ndikimin e tyre ne parti.
Isa Mustafa duket se ka nje averzion ndaj figurave te reja politike qe synojne te sfidojne “sistemin” ekzistues te berjes se politikes brenda dhe jashte partise. Kundershtaret klasik nga partite tjera si PDK, AAK, Nisma dhe AKR i konsideron partner me te pranueshem me te cilet edhe eshte ne gjendje te gjej gjuhe te perbashket. Ndonese ne publik dukej qe ka tejkaluar raportet konfliktuoze nga e kaluara me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ai vetem se i futi te dyte ne “lojen” e tij te negociatave qe synoi krijimin e varshmerise politike ne menyre qe ngritja e tyre te jete e lidhur nga mbeshtetja prej tij. Ne kete menyre, edhepse nuk ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka udhehequr listen zgjedhore, Isa Mustafa eshte kthyer ne personin kyc nga i cili varet formimi i qeverise me LVV dhe ardhja ne krye te partise e Vjosa Osmanit.
Isa Mustafa nuk ishte ne gjendje te tejkaloj egon e tij per te hapur rruge ndaj gjenerates se re brenda partise, njejte duket se nuk do te lejoj qe te ndodh nderrimi i gjeneratave dhe mendesise ne qeverisje. Kjo eshte sepse ne situate kur gjeneratat e re udheheq ne LDK dhe Kosoven, ai dhe grupi i tij i mbeshtetesve mund te behen faktor jorelevant me vendim-marrjen brenda partise dhe ne Kosove. Po ashtu, ky veprimi eshte ne perputhje me interesat e politikes se vjeter brenda LDK-se dhe ne skenen politike te perfaqesuara nga PDK, AAK, Nisma dhe AKR. Por, votuesi i LDK dhe shumica e votuesve me 6 tetor kane treguar se ata mbeshtesin ndryshimet dhe jo vazhdimin e status quos.