Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

E publikuar: 11/01/2020 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KATËR MOMENTE QË E KANE NDRYSHUAR NEGATIVISHT BOTËN PAS LUFTËS SË FTOHTË

Katër momente e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë.

1. Momenti kur administrata e Bill Clintonit e ka lejuar krijimin e Fondeve Speciale për Afarizem me Lekët e deponuesve në bursat botërore dhe punën me provison (pa pagë fikse, apo me pagesë në bazë të sasisë së shitjes).

2. 11 shtatori.

3. Kriza financiare dhe ekonomike globale e vitit 2008.

dhe

4. Mrekullia ekonomike e Kinës

1. Bëhet fjalë për Fondet Speciale Bankare të pajisura me ingerenca politike, ekonomike dhe financiare që nuk i mban mend historia e njerëzimit.

Për fonde që nëpërmjet lojës bast me lekët e deponuesve në bursat botërore janë bërë aq të fuqishme sa që i kanë ikur kontrollit të shtetit sipas motos leku e dirigjon botën.

Brokeret (lojtarët e bursave, platformave digjitale, etj.. ) duke lozur bast me lekët e kursyera të deponuesve që këta të fundit i kanë investuar në fondet pensionale, shëndetësore, ato për sigurimin e pronës etj.. e kanë shndërruar kapitalizmin klasik në Casino Kapitalizëm.

Nderkaq puna me provision ka shkaktuar shitje marramendës të imobilieve.

Njëkohësisht ka shkaktuar kredi pa analizë të fundamentuar të gjendjes financiare të kredimarrësve, gjegjësisht kredi të rrezikut të lartë.

Kur punëmarrësi punon pa pagë fikse, gjegjësisht kur ai shpërblehet me provison, apo edhe me saktësisht kur ai paguhet në bazë të sasisë së shitjes, ai për ta mbajtur familjen i jep kredi çdo klienti të interesuar për posedim të një shtëpie, banese apo objekti afarist pa ia kontrolluar paraprakisht dhe si duhet gjendjen financiare.

Në njërën anë shitja marramendëse e imobilieve ka shkaktuar rekord afarist në USA dhe sukses të jashtëzakonshëm të brendeve amerikane në bursat botërore, mirëpo në momentin që kredimarrësit nuk kanë mundur t’i kthejnë kreditë e tyre ka filluar falimentimi i bankave të involvuara në kreditë e rrezikut të lartë.

Ky falimentim ka filluar me Lemon Brother Bank dhe ka shkaktuar domino efekt (efekt zinxhiror) të bankat tjera që kanë pasur mardhënie të ngushta financiare me këtë bankë.

Falimentimi i kësaj banke ka shkaktuar panik te deponuesit anembanë globit të cilët pastaj kanë vrapuar të bankomatat për t’i nxjerrë lekët e tyre.

Efekti psikologjik është pasqyruar në bursat botërore ku shumë brende të njohura afariste kanë përjetuar rënie të lirë të vlerës financiare.

Në këtë mënyrë ka filluar kriza financiare e cila më vonë është shndërruar në krizë ekonomike globale.

2. 11 shtatori e ka shndërruar shovinizmin politik në shovinizem kulturor (religjioz).

Ka prodhuar radikalizim politik, kulturor, edukativ dhe sidomos religjioz të orientit dhe oksidentit.

Rrjedhimisht ka prodhuar tensione politike, luftëra, urrejtje, intolerancë, sulme terroriste, hakmarrje, lumenj gjaqesh, paragjykime dhe shovinizem kulturor që vështirë do të çrrënjosjet në pesëdhjetë vitet e ardhshme.

3. Mrekullia ekonomike e Kinës ka ndodhur fillimisht përmes prodhimit marramendës sasior e më vonë cilësor për paga tridhjetëfish më të ulëta në krahasim me konkurrencën europiane dhe amerikane.

Kjo mënyrë e prodhimit e ka dëbuar konkurrencën europiane dhe amerikane nga tregjet botërore duke i shkaktuar papunësi të madhe shumë shteteve të zhvilluara anembanë globit .

I ka rezistuar vetëm Gjermania përmes prodhimit të pakrahasueshëm cilësor sepse e ka formuar sektorin e pagave të ulëta.

Dhjetë vite rresht Gjermania i ka ngrirë pagat punëmarrësve duke i ikur në këtë mënyrë konkurrencës europiane dhe duke e shkelur një marrëveshje interne ndërmjet shteteve që e kanë themeluar Unionin Europian e cila nuk e lejon një diferencë me të madhe të pagave se sa 3%.

Kjo ishte vetëm një analizë sipërfaqësore, sepse e di që pritoni me lexu.