Në avansimin e demokracisë si procedurë Kosova ka shënu përparim të madh, porse puna ngecë tek momenti kur duhet me u pranu interesat e tjetrit!? Pra tek kompromisi.
Halil Matoshi
Implementimi i rezultatit zgjedhor të gjashtë tetorit ka ngecë për dy arsye madhore të përgjithshme dhe për dy gabime në hapa të Albin Kurtit.
Dy arsyet e përgjithshme janë dallimet konceptuale ndërmjet logjikës së ‘prerjës’ me shpatën e revolucionit të keqqeverisjës në vend dhe logjikës së pjesëmarrjës dhe përshtatjës, duke mos e këputur nyjën e Gordit por tu e zghidhë atë në një evolucion, përmes ndërveprimit me të gjithë akterët pilitik. Dhe e dyta, difetenca e madhe ndërmjet të majtës ala shqiptarçe që rëndom âsht enverizëm me të djathtën arkaike, që zakonisht shfaqet si ‘Këshill pleqnarësh’ që strategji e kanë frenimin kurse guximin dhe aventurën pushtetore e kuptojnë si maturi dhe bashkërëndim me faktorin mdërkombëtar.
Ndërsa dy arsyet tjera, e identifikojnë Kurtin si negociator pa përvojë dhe të ngathtë, janë takimi triumfalist i lidershipit të Vetëvendosjës me Rexhep Qosjën, pas fitores në zgjedhje, që simbolikisht ia rikujtonte LDK-së anmikun nr. 1, pra Kurti e bâni kit hap për dekurajim të partisë me të cilën mësynte bashkëqeverimin, por në thelb e trimnoi atë, sepse kjo ishte nji hedhje e krypës në plagën arketipore.
Dhe gabimi i dytë ishte veprimi jashtë marrëveshjës me partnerin potencial, LDK në zgjedhjen e Glauk Konjufcës për Kryetar Kuvendi. Kjo e riktheu negociimin në ndërmarrje tregtare, të stilistikës Kadareane: “Atëherë ma kthe Hindinë që ta dhash dje për Venezuelën”!?
Por, kjo nuk âsht letërsi pir politikë dhe kthim prapa ashiqare që nuk ka dhe kjo i jep vulën e ngërçit institucional procesit.
Amy Gutmann dhe Dennis Thompson janë dy profesorë të shquar të shkencave politije, përkatësisht filizofisë polutike në universitetet prestigjioze të Pensilvanisë dhe Harvardit, ata janë rrekë të zbërthejnë mitin e ‘njeriut të pakompromis’ në fushata zgjedhore i cile shndërrohet në njeriun e duhun të kompromisit, në dhe për qeverisje, në kontekst të demokracisë amerikane.
Simas tyne, kompromusi politik është i vështirë në demokracinë Amerikane edhe pse të gjithë e deshirojnë.
Ata argumentojnë që rezistenca ndaj kompromisit nuk mund të vlerësohet plotësisht pa e kuptuar burimin e saj në vetë procesin demokratik, posaçërisht siç zhvillohet në ShBA, si nji “fushatë të përhershme” – që inkurajon qëndrimet politike dhe argumentet që e bëjnë më të vështirë kompromisin. Këto përbëjnë atë që dy profesorët e quajnë mentaliteti i pakompromis, i karakterizuar nga qëndrimi i politikanëve mbi parimet dhe kundërshtarët mosbesues.
Ky mentalitet është i favorshëm për fushatë, por jo për qeverisje, sepse qëndron në mënyrën e ndryshimit të nevojshëm dhe në këtë mënyrë bllokon procesin demokratik në favor të status quo-së.
Mendësia e pakompromis mund të mbahet nën kontroll nga një grup i kundërt i qëndrimeve dhe argumenteve – mentaliteti i kompromisit – që i shtyn politikanët të përshtatin parimet e tyre dhe të respektojnë kundërshtarët e tyre.
Duke u nisë nga dinamika e mendjeve që ekzaminuen proceset që çuan në kompromise në reformën e taksave në 1986 dhe reformën e kujdesit shëndetësor në 2010 në ShBA, këta autorë eksplorojnë mentalitetin e kompromisit që âsht ma përshtatshëm për qeverisje, sepse u mundëson politikanëve me veprue mbi mundësitë e kompromisit të dëshirueshëm.
Nji nga principet e të Drejtes Ndërkombëtare i cili e konsideron nji shtet të pavarun (Konventa e Montevideos, dhjetor 1933) âsht aftësia (kapaciteti) për me hy në marrdhânie me shtetet tjera.
Në këtë frymë, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve nacionale dhe përgjegjës i vetëm për implementim të rezultatit zgjedhor, do të duhej ta konsiderojë kompromisin me LDK-në.
Por ai po dëshmon paaftësi (mungesë japacitetedh) për me hy në marrdhânie me tjerët, duke qenë i prirun për diktat dhe kontroll ndaj dhe mbi secilin!
Politika cilësohet nga dijetarët si “arti i kompromisit” që âsht thelbësor për evitimin e përplasjeve brenda nji shoqnie politike si dhe për me i kapërcye bllokadat institucionale.
Zyrtarët e zgjedhur takohen, negociojnë dhe këtë duhet bâ me transparencë të plotë, sepse nuk ka asnji arsye madhore “me lujtë fshehtas”, takohen sërish e sërish deri tek akordimi i interesave të tyre, që burojnë nga lufta legjitime për pushtet, për realizimin e programeve dhe përmbushjën e premtimeve elektorale, përndryshe, zgjedhjet e ardhëshme realisht konsiderohen të humbuna!?
Në kontekst të aktualitetit politik të Kosovës, më doket e drejtë ajo që e thotë ekonomisti Donald Wittman (1995:154) i cili vëren se politikanët e mirë krijojnē koalicione nëpërmjet
kompromiseve të pranueshme.
Njâjt mendon edhe filozofi politik Jean Bethke Elshtain (1995: 61): “Por
kompromisi nuk është një mënyrë mediokre për të bërë politikë; është një
aventurë, mënyra e vetme për të bërë politikë demokratike ”.
Ndër arsyet pse kompromisi është thelbësor në politikbâmje âsht interesi për të marrë të rândësishmen për të dëshirueshmen.
Politikanët duhet të jenë të mirë në pazare me zyrtarë të tjerë të zgjedhur. Ata duhet ta mbështesin palën me të cilen bâjnë negociata në kërkesat për të cilat dihet se kanë kapacitete dhe kompetencë të dëshmueme; P.sh. LDK- ja duhej ta mbështeste Vetëvendosje-n në luftën mundër korrupsionit dhe nepotizmit, sepse partia e Kurtit e ka interes strategjik luftimin e tyre, duke qenë se janë ndërtu kauza nga këto fenomene që gërryjnë shtetin, pra duke i dhânë VV-së Ministrinë e Drejtësisë, pastaj qasje të plotë në Prokurori etj.
Negociimi për koalicion âsht një ndërmarrje tregtare, në aspektin që secili kërkon mbështetje për kauzën e tij dhe, nga ana tjetër, duhet me e mbështetë kauzën e tjetrit.
Sidoqoftë, politikanët nga të dy palët, në vend se të krijojnë zjarr polarizimi dhe marrëzie, duhet të propozojnë ndonjë zgjidhje të vërtetë.
Në rastin e negociimit VV : LDK, palët po propozojnë plane e oferta pa shanse për të marrë mbështetjën e tjetrit.
Cili është rezultati? Zero.
Progresi i vërtetë është në mes.
E mesi përket në kompromis.
Në demokraci intenca për diktat âsht betejë a priori e humbun!
Kurse ideja për me marrë krejt ‘kulaqin’ pra kontrolli i plotë, i pamundun!
Mungesa e sensit për kompromis âsht barrikadim, bllokadë!
Që prodhon ngecje për shtetin e humbje shprese për votuesit e dyja taborreve politike.